Teksa tregoi arsyen pse e v.rau, se nuk ishte dakord për marrëdhënien e saj me djalin afgan, Aleko Petro, i njohur si Bardhyl Guri në Berat, zbuloi edhe fjalët e fundit, që i tha Anxhelina, ndërkohë që po vdiste nga goditjet e tij me shufër: “Babi, po largohem, të dua shumë, vazhdo të më godasësh”…
Por, çfarë e provokoi atë ditë të Vitit të Ri, debatin e ashpër babë e bijë? Ndërsa ata të dy po hanin sëbashku në shtëpi, një telefonatë nga i dashuri afgan thuhet se ishte shkëndija që ndezi përleshjen fatale vdekjeprurëse midis të dyve.
Babai vrasës, pas arrestimit, u mbrojt duke thënë se kurrë nuk kishte ngritur dorë mbi vajzën e tij në të kaluarën dhe se telefonata nga i dashuri afgan ditën e Vitit të Ri ishte arsyeja pse e humbi kontrollin.