Ja kush ishte “Shemsiu”, lajmëtari i shpalljes së Pavarësisë në Gjirokastër

Shemsi Hajro, nga viti 1907 punonte ne zyren telegrafike të qytetit, jepte dhe merrte nga qendrat e tjera te vilajetit te Janinës urdhërat ushtarake dhe qeveritare që i përkisnin korespondencës sekrete të shifruar.

Për të dhëna që kërcënonin jetën e çetave kryengritëse në jug raportonte Komitetin dhe patriotin telegrafist Haxhi Shapllo në Leskovik, punë që e bënte fshehtazi dhe pas mesit të natës. Ndihma e tij në këtë fushë ka qënë e pakursyer edhe në mbështetje të aksioneve të çetës së Çerçizit kundër pushtuesve osmanë.

Shemsiu, i pari në Gjirokastër dha lajmin e Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, më 12 Nëntor 1912. Me telegram në dorë, përcjellë telegrafisht nga Ismail Qemali, ai njoftoi më parë anëtarët e klubit patriotik Drita që Shpalljen e Pavarësisë e pritën me gëzim, entuziazëm dhe këngë patriotike. Pastaj lajmi i madh u përhap me shpejtësi dhe u mësua në të gjithë qytetin që manifestoi deri në të gdhirë në Sheshin e Çercizit dhe Qafën e Pazarit.

Shemsiu mori pjesë edhe në ceremoninë e organizuar në kala më 4 dhjetor 1912 për ngritjen e flamurit kombëtar

Loading...