Këngëtarja Greta Koçi ka zbuluar disa momente të pakëndshme me fansat problematike.
Ajo është shprehur që në fillimet e karrierës së saj, ia kanë bërë jetën shumë stresuese.
Në një intervistë për emisionin “Trokit”, Greta ka treguar se e kanë ndjekur deri në shtëpi, madje dhe te shkallët e pallatit ku jetonte.
Ajo u shpreh:
Ka pasur probleme. Kam pasur njerëz që më kanë përndjekur, njerëz që më vinin poshtë shtëpisë, nga kati i parë ngjiteshin në kat të katërt, ku e kam shtëpinë, më ndiqnin me biçikletë dhe në një periudhë ka qenë shumë stresuese. E kam treguar historinë me një djalë në Korçë, ku policia e ka shoqëruar deri sa ka mbaruar koncerti im edhe mbasi unë kam lënë Korçën është liruar sepse ishte problematik dhe ne nuk e njihnim si fytyrë.
(shqiperiaime)