Ja kush janë dy shqiptarët, u kapën duke kultivuar 950 rrënjë k*anabisi në Angli

Dy shqiptarë do të dëbohen nga Britania e Madhe, pasi u dënuan për drejtimin e një ferme kanabisi me vlerë rreth 1 milion paund në Blackpool.

Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Frrok Zefi dhe 27-vjeçarin, Aldi Gjetani, të cilët u arrestuan dy muaj më parë dhe u akuzuan për prodhim të lëndëve narkotike, pasi policia bastisi ‘fermën e tyre sekrete’ në “Rrugën e Kurorëzimit”.

Policia tha se ndërtesa ishte e fortifikuar, ndërsa kanë qenë disa banorë të zonës që informuan dhe vunë në lëvizje autoritetet.

Zefi dhe Gjetani, të cilët u arrestuan më 13 shtator, kishin jetuar brenda ndërtesës ndërsa mbikëqyrnin rritjen e 950 rrënjëve të kanabisit, në dhomat e tyre të gjumit të cilat ndodheshin në një ambient të ngushtë pa dritare apo ventilim.

Dy shqiptarët u dënuan me dy vjet burg për prodhim kanabisi kur u paraqitën në Gjykatën e Kurorës në Preston më 20 tetor.

Atyre iu komunikua një njoftim i Seksionit 32 të Ligjit për Kufijtë në Mbretërinë e Bashkuar, që do të thotë se ata do të dëbohen automatikisht drejt Shqipërisë, ku do të vuajnë dënimin për krimet e tyre.

/ JOQ Albania

Loading...