Ja kush janë dy vëllezërit Vlonjat që u kërkohet të deklarojnë pasurinë (EMRAT)

Zbardh identitetet e plota të dy të fortëve në Vlorë që iu kërkua nga Operacioni Forca e Ligjit që të plotësojnë formularin e deklarimit brenda 48 orësh.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BW’ se bëhet fjalë për dy vëllezërit, Altin dhe Mikel Çuca. Ata janë dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali për trafik droge. Mikel Çuca është arrestuar në një operacion të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane në 2011.

Edhe Altini, vëllai i tij është arrestuar në Itali me të njëjtën akuzë. Më herët vëllezërit e kanë pasur mbiemrin “Çuçaj” dhe e kanë bërë “Çuca” më vonë.
(BalkanWeb)

Loading...