Partia Demokratike mbledh sot kuvendin kombëtar të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo mbledhje ishte parashikuar më herët më 22 mars, por u shty për në maj pas ngjarjeve që pasuan si pasojë e zgjedhjeve lokale të 6 marsit.
Qëllimi i parë i shtyrjes së mbledhjes së kuvendit ishte bashkimi me akte politike në të gjitha nivelet, por kjo gjë nuk ndodhi të paktën te grupi parlamentar. Por ndërkohë, qarkullojnë ide të ndryshme se bashkimi mund të imponohet nga demokratët në degë, të cilët sipas disave janë bashkuar më parë se deputetët. Këtij mendimi duket se i qëndrojnë më shumë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, të cilët organizojnë sot edhe kuvendin kombëtar të PD-së.
Kuvendi do të nis në orën 10:00 ku delegatët do të pajisen me mandatin dhe do të skanohen elektronikisht njësoj si në kuvendin e 11 dhjetorit. Por këtë herë, nuk do të jetë numër aq i lartë delegatësh, pasi statuti i 11 dhjetorit parashikon që kuvendi i PD-së përbëhet nga 1100 delegatë që janë zgjedhur gjatë kësaj kohe me formulën një anëtar një votë nga kryesitë e degëve. Ndërkohë, në Sallën e Kongreseve kuvendi do të nis me fjalën e dy të rinjve që janë lënë surprizë, ndërkohë më pas pritet që të mbajnë fjalën e tyre edhe Jozefina Topalli, e cila shënon rikthimin në PD, pasi u largua që kur në krye të selisë blu erdhi Lulzim Basha. Edhe Rudina Hajdari po ashtu do të jetë në kuvendin e PD-së.
Ajo është një tjetër rikthim pasi u përjahstua në 2019 pasi nuk iu bin vendimit të grupit për të djegur mandatet e deputetëve. Hajdari po ashtu është planifikuar që të flasë. Në kuvend do të ketë edhe të tjera “xhaketa të vjetra” që do të rikthehen. Arben Imami është një prej tyre, Myslym Murrizi po ashtu, ndërsa Genc Ruli mësohet se nuk ka pasur një ftesë. Sakaq, ish-Kryeministri Sali Berisha mësohet se do të flasë në orën 13:00.
Fjala e tij pritet të jetë e gjatë dhe fill pasi të mbarojë do të procedohet me votimin e ndryshimeve statutore. Këtë herë ndryshimet në statut do të jenë minore ku një prej tyre do të jetë që deputetët dhe kryetarët e degëve të jenë automatikisht anëtarë të këshillit. Po ashtu, nesër Komisioni i Rithemelimit do i propozojë kuvendit që më datë 22 maj të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
MESAZHI
E ndërsa xhaketat e vjetra janë konfirmuar se do të marrin pjesë, deputetët që nuk iu bashkuan që në fillim lëvizjes së Berishës duket se nuk janë të bindur. Shumica prej tyre pritet që të mos i bashkohen kuvendit. Megjithatë, edhe dje Komisioni i Rithemelimit përmes një numri dhe pa iu prezantuar i ka dërguar një ftesë deputetëve që të bëhen pjesë. “I nderuar deputet i Partisë Demokratike, nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022, zhvillon punimet e kuvendit kombëtar të Partisë Demokratike.
Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PDsë, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja te Pallati i Kongreseve nga ana e hotel ‘Rogner’, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!”, theksohet në mesazhi i siguruar nga gazeta “Panorama”, që ka mbërritur në telefonat e deputetëve.
KANDIDATËT PËR KËSHILL KOMBËTAR
Përpos ndryshimeve statutore, 1100 delegatët e kuvendit të PD-së do të zgjedhin edhe të preferuarin e tyre për të qenë në këshillin kombëtar. Komisioni i rithemelimit publikoi dje 420 kandidaturë për 150 vende. Në listën e gjatë spikaste emri i mjekut Ilir Alimehmeti, i cili rezulton prurje e re, por nuk kanë munguar edhe emra të tjerë si artistë të shquar, profesionistë ndryshëm mes tyre edhe gazetarë.
Në listë figuron edhe ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, Myslim Murrizi etj. Komisioni i Rithemelimit ka vlerësuar edhe kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, të cilët në zgjedhjet e 6 marsit e nxorën lëvizjen e Berishës forcë të dytë. Kështu, Ardian Muka në Durrës, Elton Bano në Lushnje, Premtim Kryemadhi në Dibër janë kandidatë për t’u bërë pjesë e Këshillit të ri Kombëtar.
ILIR ALIMEHMETI
ALDO BUMÇI
ALEKSANDËR BIBERAJ
SALVADOR KAÇAJ
ANDI DOLLAPI
ANDI MUSTAFAJ
ANDRIN TAHIRI
ANISA KADESHA
APOLLON BACE
ARBEN IMAMI
ARBJOLA HALIMI
ARDIAN MUKA
ARDIAN TURKU
ARJANA ÇELA
ARMEND MUSAJ
ASLLAN DOGJANI
AULON KALAJA
AUREL BYLYKBASHI
BLEONA QERRETI
BLERIM TAFANI
BUJAR KAPEXHIU
ÇLIRIM GJATA
DASHO ALIKO
DORIAN TELITI
ELTON BANO
ENNO BOZDO
ERALD KAPRI
FATBARDH KADILLI
FIORALBA DIZDARI
FIQIRI ISMAILI
FLORION MIMA
GLAUK OLLDASHI
ISA SAKJA
IVI KASO
IZMIRA ULQINAKU
JAMARBER MALLTEZI
JULIAN DEDA
KASTRIOT CIPI
KOSTA BARKA
LAURA VORPSI
LEDIANA FRATARI
MYQEREM TAFAJ
MYSLYM MURRIZI
NADA DAULLJA
NADIRE MEÇORAPAJ
NDRIÇIM MEHMETI
PATRIK SADIKAJ
PËLLUMB NAKO
Petrit Doda
RAJMONDA BULKU
RENIS GJOKA
RUDINA HAJDARI
VOLTANA ADEMI