Ja kush janë tre bijat e Labërisë, Heroina të Popullit…

*Tri Heroinat: Qeriba Derri, Persefoni Kokëdhima dhe Zonja Çurre; ngjiture mbetur si Ylber mbi kurorën e vendit dhetë kombit, për aktin e tyrë sublim: Për të bërë Shqipërinë lule,si lulet e tjera, për të jetuar të lumtur mes të lumturve, jo për të jetuar të lumtur mes të mjerëve…

 

.

Trimëresha e njohur Qeriba Derri, e gdhendur në historinë e Shqipërisë, lindi në fshatin e vogël Matogjin, i Smokthinës në vitin 1905, nëfamiljen Hoxha, një familje të thjeshtë patriotike dhe uafirmua si bijë e madhe e Shqipërisë. Qeribaja mbeti jetime dhe jeta e sajë e vuajtëshme bëri të rritej, të madhohej para kohe, mes njerëzve të saj. Kur nisi Lufta e Vlorës, Qeribaja ishte nuse e re, e martuar në Bashaj, te Shaqo Derri. Dhe nusërinë e saj e nisi në rrugën partizane, duke çuar luftëtarëve ushqime dhe municione, bashkë me shoqet e tjera, ku gatuante bukë në mullirin nën fshatin Bashaj. Kjo ishte ndjenja atdhetare e mbryjtur qysh nga mësimdhënia e Halim Xhelos-tribun i vegjëlisë, por dhe nga rrjeti familjar e shoqëror ku kishte lindur, “gatuhej”e hidhte shtat Heriona Qeriba Derri. Qysh në ditët e para të Luftës NACÇL; ajo shprehte hapur atë që kishte brenda shpirtit, kundër pushtuesve dhe kolaboracionistëve, tradhëtarëve dhe bashibozukëve-ordiner

Në fundin e vitit 1920, Qeriba Derri emërgoi në Francë, ku mundi të shkontëatje pranë burrit të saj, i cili kishte shkuar si i arratisur politik, dhe qëndroi për disa vite! Në Paris Qeribaja nisi një jetëtëpa njohur, por shumë shpejtë, u angazhua dhe aty nëveprimtari revolucionare, në organizatat e mërgimtarëve. Ishte femëra e vetme në Paris, mes mërgimtarëve në veprimtatari, në dobi të atdheut të tyre. Mërgimtarët shqiptarë mundësuan të gjenin edhe punë për mërgimtaren, një punë si punëtore, në të cilën mundi të njihte nga afër jetën e reale të punëtorit francez. Ajo shpalosi në moshën e re vizionin e saj të mbimoshës, zgjuarësinë, kurajon, mes punëtorëve francezë,ku merte pjesëedhe në demonstarat e tyre. Qeriba Derri dhe shumë bijë e bija të vendit dhe të Vlorës duhej të ktheheshin në vendin e tyre, të organizoheshin, të luftonin, të fitonin, tëbënin shtetin e tyre, të qeveriseshin dhe te ndërtonin vendin. Dy herë do të ndërrmente rrugën nga Franca për në Shqipëri, për të lajmëruar Halim Xhelon, për tu kthyer në Francë. Detyrë të ngarkuar nga Komiteti i Çlirimit Nacional. Nëpër pikat e kalimit dogana e porte i bënin kontrolle të imëta për gjithëçka sillte në Shqipëri, por nuk mund të kapnin gjë, fal zgjuarsisë dhe inteligjencës të bijës së Labërisë. Ajo i fuste në astarin e këpucëve, mes flokëve të krehura topuz, astarin e çantës, materialet propogandistike, për t’i shpërndarë në popull. Dita kobëzezë, e zezë e pushtimit të Shqipërisë; 7 Prilli i vitit 1939, Qeribanë e gjeti në Francë. Pas 1 muaji ajombërrin në Shqipëri. Si për gjithë atdhetarët, bijtëe Shqipërisë; Thirrja e PKSH- organizatë politike që udhëhiqte dhe organizonte luftën për çlirimin e vendit,u kthye në Kushtrim, për të luftuar kundër pushtuesit, për Liri… Kur Barjam Tushi, “Hero i Popullit” i dha Qeribasë komunikatën për Themelimin e P.K.SH, ajo tha:“Tani lindi shkëndia për ngritjen më këmbë kundër fashizmit”!

Me besimin e pa tundur Qeriba Derri, për drejtësinë e popullit të saj, për të vendosur fatin e vet u hodh, e lidhur me mish e me shpirt në anën e Çlirimtarëve Shqiptarë. Qeriba Derri ishte ndër të parat luftëtare që guxonte, protestonte dhe luftonte kundër pushtuesit dhe veglave qorre të tij. Ajo me shumë bij e bija shqiptare dhe vlonjate mori pjesë në “Demonstratën e Bukës” në Mars të vitit 1942, në qytetin e Vlorës. Ajo vajzë syshqiponjë e mëndje artë, do të gjëndej ku ndodhte një plagë, në rrugët e qytetit të Vlorës, në fshatrat e Labërisë… Në dejet e gjakun e labes Qeriba Derri ishte Shqipëria, Kombi, kudo ku ndihej dhimbja e pushtimit dhe pulsonte gjaku i Lirisë!…Kudo shkelte këmba e saj, dëgjohej, arsyeja e agjitatores në zonën e Mesaplikut, Bashaj, Ramicë, Matogjinë, në organizimin dhe ngritjen e organizatave të Gruas Antifashiste, si organizatore dhe përgjegjëse e Gruas.Opercioni i Dimrit ishte në pik dhe kishte ngritur kurbën e zemërimit dhe tërbimit armikut. Qeriba Derri si një veprimtare e denjë, me një dhmbsuri të pa shoq, do të realizonte detyrat e ngarkuara nga Shtabi i Luftës Çlirimtare, tërheqjen e pleqve, fëmijëve dhe gjithëçkaje, në pyjet dhe shpellat e Çipinit, për të mos rënë askush në dorën e armikut.

Natë dhjetori 1943. Po tërhiqeshin të gjithë duke lënë pas shtëpi e katandi… Nazistët po shkonin në fshatrat e boshatisur. Qeriba Derrin, kunatin dhe disa të tjerë i kapën dhe i sjellin në Vlorë. As në burg dhe as përpara torturave shtazarake Qeriba Derri nuk umposht.

Atë ditë prilli binte një shi i imët. Qeriba Derri së bashku me Elmazin, Zenelin, Çizen dhe Refatin i nxorën nga porta e burgut-dyer rëndë. Qeribaja ngriti kokën dhe pa lartë në qiell. Pushtuesit të tërbuar, e shtynë në një makinë dhe i lidhën sytë me shami. Vajza labe kundershtoi prerë: “Mos mi lidhni sytë”. Rruga për te Xhamia e Tabakëve ishte e shkurtër. Nazistët i zgjidhën sytë e duartë. Trimëresha ngriti kokënsërish lartë dhe sytë në qiell! Pastaj pa rreth vetes, katër bashëluftëtarët e vet të pushkatuar. Gjaku i tyre kishte rrjedhur dhe krijuar pellgje në tokën mëmë! I njohu të rënë, të vrarë barabarisht, kunatin e saj, Elmaz Derrin dhe shokët e tjerë, Çize Arifi, Refat Hila, Zenel Prushi. Dhimbja i prushëroi edhe mëurrjtjen për pushtuesit, barbarët, mizorët. E shtytën me kondak të pushkëve dhe e vendosën me krahët e mbështetur në murin e Xhahmisë. Më pasu dha urrdhëri: Zjarr! Plumbmat çanë trupin e Qeriba Derrit. Njerëzitdëgjuan zërin e saj:“RROFTË SHQIPËRIA”

Në gjerdanin e Artë, Luftën Çlirimtare, ka zënë vend dhe mbetet një bijë tjetër e Vlorës, nga Qeparoi:

Persenofoni Kokëdhima/Të këndon e gjithë Krahina…

Xhelatë- nazistët përdorën armën e fundit, gjuhën e lajkave për të biseduar më vajzën 17 vjeçare pas torturave çnjerëzore e gjakosjes në burgun e Gjirokastrës në vitin 1944. I dorëzuan një lëtër për të nënëshkruar, për të mohuar idealin e saj, luftën Çlirimtare, dhe pas nënëshkrimittë këtij akti do të linin të lirë, do t’i falnin jetën. Heroina Persefoni Kokëdhima nuk u tundua, nuk i’u drodh as zemra e as zeri! Me përbuzjen dhe krenarinë e saj, mbështëtur në idealin për Çlirimin e Atdheut ju përgjigj prerë, pa i’u dridhur qerpiku, duke shpërfillur edhe vdekjen:

“Nuk dua falje të këtillë, mbajeni për vete”. Më pas mori copën e letrës me majën e gishtave, e bëri copë e çikë me këmbëdhe u tha xhelatëve pa ia bërë syri tërt: “ Ja e firmosa, merreni kjo letër, nuk nuk mund të kapet as me dorë”-

Këto ishn fjalët e Herionës në çastet e ndarjes së jetës nga vdekja. Pas këtij qëndrimi xhelatëve u hypi edhe më shumë tërbimi, mbyllën derën e hekurt të burgutduke kthyer sërish në errësirën e pa fund luaneshën Përsefoni Kokëdhima! Në këtë ditëu muaredhe vendimi me: Vdekje, varje në litar për të burgosurën Persefoni Kokëdhima.

17 korrik 1944, në orët e mëngjezit forca të shumta naziste koalaboracionistezbrisnin në kalldërëmet e gurta të Gjirokastrës, drejtë rrapit shekullor, degët e të cilit i kishin kthyer në trekëmbshin për të varur edhe bijën e bregdetit nga Qeparoi, i Vlorës dhe Bule Naipin. Turma e armatosur dhe e xhindosur kishte vënë në mesin e tyre dy vajzat partizane Persefoni Kokëdhima dhe Bule Naipi, dy Yje të lirisë, bija të Labërisë, krahinës lagjendare!Bule Naipi ishte bijë gjirokastrite dhe Persefoni Kokëdhima nga Qeparoi i Vlorës, dy vajza Labe që po të linin pas, emrin dhe veprën e tyre në përjetësi! Në shtëpinë, fisin dhe në fshatin e lindjes së Persefoni Kokëdhimës, flitej për kapedanët e kohëve, të cilët kishin luftuar dhe flijuar për vatanin, të cilët asnjëhërë nuk ishin nënshtruar të huajëve, puashtuesve. Dhe prushi i Atdhetarizmit, i Lirisë ishte ndezuar shpejtë në shtëpinë dhe shpirtin e vajzës 17 vjeçare, e cila u rreshtua me shumë bij e bija në radhët partizane, bashkëme dy vëllezërit e saj, duke lënë të vetmuar nënën e saj, edhe të sëmurë. Persefoni Kokëdhima u rreshtua në batalionin e Dytë, të Brigadës së Gjashtë Sulmuese, duke mos u kthyer më as në shtëpinë e saj të përkëdhelte të jemën, duke lënguar, po as dhe nëna duke mos e puthur të bijën e saj njomëzake- të madhuar!

Në gjithë aksionet luftarake Persefoni Kokëdhima, ishtë në ballë, pa përfillur edhe vdekjen, për lirinë e vendit!

Në ballë të luftës ajo luftoi deri dhe në Qafë Gjashtën, në ditët e verës të vitit 1944. Në këto luftime, luftëtaren trime e mori një plumb, ku mbeti e plagosur. Bashkëluftëtarët e tërhoqën dhe e çuan në shtëpinë e saj, në Qeparo! Po shtëpia e saj ishte e syrvejuar dhe e kontrolluar nga forcat naziste dhe kolaboracionistët. Përballë kësaj situate, të kërcënuar, e ëma e çoi të bijën për të strehuar në shpellën e malit! Mirpo tradhëtia e bëri punën e vet. Spuinët kishi zbuluar edhe vendndodhjen e saj. Bëjnë rrethimin e shpellës dhe bënë arrestimin e Heroinës! E arrestojnë dhe e burgosën në një qeli të errët të burgut të Gjirokastërs! Në burg përdorën nga torturat më çnjerëzore, deri sa trupi i saj u sfilit, po shpirti nuk u dha kurrë parpara torturave dhe padrejtësive! Persefoni Kokëdhima dhe bashkëherona Bule Naipi, ishin betuar që të sillnin në Atdheun e tyre të shtrënjtë Lirinë, qoftë dhe me gjënë më të shtrenjtë;Jetën e tyre! Të dy bijat e Labërisë; Bule Naipi dhe Përsefoni Kokëdhima më datën 17 korrik shkuan kryelartë si shtiza e Flmurit përpara Vdekjes! Litari i ashpër varur në degën e rrapit shekullor dhe në qafën e dy bijave të ndritura të Shqipërisë, këputi jetën e tyre në mënyrën më mizore! Ky është krimi më makabër që ka bërë nazizmi gjatë luftës së Dytë Botërore nga tri gra që janë dënuar më varje me litar, dy janë shqiptare dhe qëtë dyja janë nga treva lavdimbular e Labërisë! Ndaj dhe Lapidarët e kan rrënjën nga Lab-nga Labëria!…

U lind në Tragjas dhe u formua me frymën atdhetare, Luftën Çlirimtare për të çliruar vendin nga pushtuesit dhe të shiturit te pushtuesit në gjithë krahinën e Labërisë dhe për gjithë vendin! Edhe ajo kasolle e vogël me kashtë e nënë Salihesë në fshatin Tragjas u kthye në vatër e zjarrtë atdhetarizmi, ku vinin e komunikonin, piketonin e ndërrmirnin aksione bijtë e bijat, të organizuar dhe po udhëhiqnin Luftën Çlirimtare. Edhe vajza e re u përfshi nëudhët e luftës dhe të fitores. Me krijmin e “Çetës së Rinisë”, Zonja Çurre ishte e para e rreshtuar në radhët e saj!

“Ku po shkon moj bijë vetëm”- e pyeti nënë Saliheja. –“

-“Nuk jam vetëm moj nënë, po kam dhe këta dy shokë besnik” dhe nxorri duke i’a treguar të jemës dy granatat që mbante në xhep. Zonjau radhit dhe në Brigadën e “Pestë Sulmues” ku dhe u zgjodh skuadërkomandante e Kompanisë së Parë të Batalionit të Katërt! Shumë shpejtë ajo u madhua, u afirmua, dhe u ngarkua me detyrën e zvendës komandantit.

Në gjithë betajat e zhvilluar do të dallohej për guxim e trimëri, vajza tragajasiote. Edhe në betejën e Drashovicës, në vitin 1943, Zonja Çurre, u veçua për guxim e trimëri. Në operacionin e dimrit forcat e shumta pushtuese dhe aleatët e tyre kolaboracionistët ndërmorën aksione luftarake kundër brigadës së Pestë Sulmuese, e cila ishte një nga njësitet më luftarake të Formacioneve partizane LANNÇ. Një skuadër partizanësh u ngarkua me detyrë të ndërlidhnin pjesët e batalionit të cilët ndodheshin në Malin e Vranishtit dhe pjesa tjetër në malin e Tragjasit. Dëbora kishte mbuluar malet dhe kishte zbritur deri në ultësira të fshatrave. Dimri shumë i egërsuarbënte të vështirë skuadrën të realizonte aksionin luftarak. Skuadra nuk mund të kaparcenin qafën e Shëngjergjit, të mbytur nga dëbora dhe moti i ashpër. Në këto rrethanë Zonja Çurre doli iniciatore të kryente këtë mision, duke e udhëhequr atë vet me partizanët e skuadrës. Bashkë me skudarën e saj u nisën në drejtim të malit të Tragjasit. Nën dëborë ishinpërfshirë fshatrat Vranisht, Tërbaç e Dukat, nga ku do të shkonte skudra luftarake- partizane. Por rrugët e shtigjet ishin të zëna edhe nga forcat armike, pushtuese. Skudra në rrethana të tilla u nis të kapërcenin nga Qafa e Shëngjergjit! Edhe shtegu i ngushtë, kishte rrezikun, i rrethuar nga forcat pushtuese! Dhe pa pritur mes errësisrës e motit të egër nisi lufta e ashpër mes skudrës partizane,ndodhur e pa pritur prej pushtusve që kishin zënë pusinë. Gati pas 1 orë luftimesh forcat armike u tërhoqën duke lënë madje dhe 4 të vrarë, por dhe nga skudra partizane mbetën të vrarë 2 partizanë dhe një i plagosur. Por, pas dy orësh skuadra u gjend sërish e rrethuar nga forca më të shumta armike. Skuadra u gjend e rrethuar dhe pa tjetër duhej sulmuar për të çarë rrethimin. Zonja duke prirë aksionin luftarak, u nisën në drejtim të malit të Kozarës! Në terenin e shumë vështirë të dëborës dhe harcave, në mëngjez u gjendën në majën e malit të lodhur dhe të dërmuar, gati të pa frymë. 3 nga shokët e skudrës, Liloja, Kujtimi dhe Hazbiu rrëzohen dhe mbeten pa ndjenja. Zonja me dy partizanët e tjerë, u munduan të tërhiqnin dhe t’u jepnin shpirt edhe nga shpirti tyre, por jeta e tyre u ndërpre menjëherë… Dhimbja ishte emadhe… Me shpirt në dhëmb e me dhimbjen e pllakosur marshuan deri sa futën kokën në mbrëmjë në një kasolle, të barinjëve ku dhe vet Zonja Çurre mbeti pa ndjenja. Të nesërmen kur mund të merte veten, po dhe shoku tjetër, Metja kish vdekur…

Heroina Zonja Çurre, me plagë në këmbë dhe në shpirt lëngoi gati tre muaj dhe nisi sërish betejën e nisur, të pa përfunduar… Niset dhe i bashkohet Brigadës së Pestë Sulmuse, aso kohe e vendosur në Leskovik e Kolonjë. Më 22 korrik Kompania e Zonja Çurres, mori urdhërin Luftarak të zinte Pozicionet në Guri i Bardhë, tëmos mundej kalimi i forcave pushtues në katundet: Klos e Fshat. Kompnia e Zonjës ishte në pararojë. Lufta nisi e ashpër dhe në pozicione të vështira. Bie në këtë betejë mitralieri i skudarës e më pas edhe një partizan. Zonja rrëmbeu mitralozin dhe luftoi më këmbë, t’i kapnin të gjallë. Asgjësoi një grup pushtuesish që kishin humbur pozicionet. E plagosur rëndë nga dy plagë, Zonja rezistoi derisa erdhën forca të tjera partizane. Armiku shtinte pa pushim në drejtim të partizanëve. Zonja mer dhe një plagë tjetër… Më në fund mitralozi i Zonja Çurres pushoi, por pushoi dhe zemëra e Herionës,Zonja Çurre trimëreshës së Labërisë, e Shqipërisë!

Edhe këto heroina të Vlorës, si bija e bij të Shqipërisë, të rënë e mbetur gjallë, të shihnin Atdheun në lot, do të ishin aty me njerëzit e gjakut në: Kukës; me gjithë atdheun e tyre, në gjithë atdheun e shtrënjtë, për të bërë Shqipërinë e ëndërruar, e të merituar!

Loading...