Nga futbolli_shqiptaar
Mbyllim kështu dhe konkursin e futbollistes më të mirë të Kategorisë Superiore- Femra, ku votat tuaja vendosën që portierja e Apollonisë Antigona Hyska nga qyteti i Fierit të shpallet fituese, por si ia doli Hyska që të shpallej fituese e këtij konkursi, fillimisht Hyska u shpall futbollistja më e mirë e ekipit të femrave të Apollonisë, duke mposhtur në finale Dorina Demirin.
Në fazat finale votat tuaja e shpallën fituese ndaj futbollistes më të mirë të Kinostudios, Cyme Lulaj ndërsa në gjysmëfinale eliminoi futbollisten më të mirë të Partizanit, Denada Loci.
Në finale ajo kishte përballë futbollisten më të mirë të Vllaznisë, Megi Doçin. Votat tuaja e shpallën portieren bardhjeshile fituese.
Nëse flasim për statistika Megi Doçi ka bërë shumë mirë në vitin që lamë pas, por dhe paraqitjet e Hyskës janë goxha të mira dhe të kënaqshme.
Gjithsesi po flasim për 2 futbolliste të talentuara, por që luajnë në pozicione të ndryshme dhe 1 gjë është e sigurt. Që kushdo që do e fitonte këtë çmim nga këto 2 futbolliste do e kishte të merituar.
Urime Antigoni Hyska