Sipas Forbes, Elon Musk aktualisht renditet si personi i dytë më i pasur në botë pas një rënie në aksionet e Tesla.
Elon Musk kohët e fundit u emërua njeriu më i pasur në botë, por tani këtë titull duket se do ia dorëzojë Jeff Bezos, i cili rimerr përsëri fronin. Sipas renditjes aktuale të Forbes, Jeff Bezos ka pasuri prej 190.3 miliardë dollarë amerikanë, Musk 173.4 miliardë dollarë amerikanë.
Arsyeja që Musk u detyrua të hiqte dorë nga titulli tashmë, është se ai pa rënien e vlerës së tij neto me 3.9 miliardë dollarë sepse aksionet e Tesla ranë më shumë se 2.4 për qind. Kështu që ndeshja mes të dyve do të vazhdojë.
Pikërisht aksionet e Tesla e kishin ngritur atë në pozicionin e “njeriut më të pasur në botë” në fillim të janarit, sepse aksionet sapo ishin rritur në atë kohë dhe kështu ai ishte në gjendje të kapërcente Bezos, kompania e të cilit Amazon kishte përfituar shumë nga kriza e COVID-19 dhe gjithashtu kishte çuar në një rritje të shpejtë të aksioneve.
57-vjeçari Bezos ka njoftuar në fillim të shkurtit se do të heqë dorë nga kreu i Amazon në verë. Ai do të pasohet nga CEO i mëparshëm i AËS Andy Jassy.