Ja me kë i kaloi orët e vona të mesnatës Kryeministri në Vlorë

Sot Partia Socialiste mbyll fushatën e saj elektorale, dy ditë nga ndajnë nga zgjedhjet e të dielës.

Por Rama ka vendosur që mitingun përmbyllës të fushatës ta zhvillojë në qytetin bregdetar të Vlorës.

Pas mitingut djeshëm në Fier, ai është nisur drejt Vlorës, ku aty ka kaluar dhe natën, me qëllimin që sot të jetë prezent në takimin e fundit me socialistët.

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar në një nga lokalet e qytetit bregdetar, në zonën e Lungomares.

I veshur me një bluzë të bardhë, kryeministri shfaqet sport teksa bisedon me Sinan Idrizin, presidentin e “Flamurtarit”.

Rama shfaqet i fokusuar në bisedë, që ndoshta mund të jetë tema për aktualitetin politik.

Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve lokale.

Me një dekret pas konsultimit me opozitën dhe ndërkombëtarët, Meta ka caktuar 13 tetorin si datën e dytë të zgjedhjeve.

Këtë Rama e quajti çmendurinë e dytë të Presidentit.

Por Meta gjatë mbrëmjes i dërgoi një letër publike Ramës ku i kërkon që të reflektojë lidhur mbi datën e zgjedhjeve lokale.

Loading...