Ja me sa u këmbye euro sot

Monedha europiane Euro ka vazhduar edhe sot rënien e lirë.

Ditën e sotme një euro u këmbye me 123.87 lekë, referuar të dhënave nga Banka e Shqipërisë.

Gjatë javes që po lëmë pas, Euro preku pikën më të ulët të 11 viteve të fundit.


Sipas specialistëve, mendohet se shkak për rënien e monedhës europiane, është sasia e madhe në treg e valutës, por edhe kërkesa e ulët për importuesit dhe tregtarët.
Euro e nisi pikiatën në qershor, ku kapi vlerën e 124.7 lekëve, por me disa ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë, shkoi në nivelin 126.7 lekë.
Kujtojmë këtu se në fillim të vitit, 1 euro këmbehej me 134 lekë, gjë e cila tregon se monedha europiane ka rënë me më shumë se 10 lekë.


Loading...