Ja me sa vite b*urg d*ënohet infermieri shqiptar, p*ërdhunoi një vajzë të dehur teksa flinte

Autoritetet britanike kanë dënuar me tetë vjet burg shqiptarin Ardit Cela i cili përdhunoi një adoleshente e cila ishte e dehur. Mediat britanike shkruajnë se Cela nuk u pendua pas aktit që kreu dhe u shpall fajtor për përdhunim pas një gjyqi në Gjykatën e Kurorës së Leeds. Një juri dëgjoi se si 28-vjeçari kishte në shënjestër viktimën e pambrojtur teksa ajo ishte duke fjetur në shtrat në një pronë në qytet në vitin 2018. Shqiptari e përdhunoi vajzën edhe pse e dinte se ajo ishte shumë e dehur. Cela hyri në dhomën e saj, hoqi rrobat dhe u shtri në shtrat me të. Ajo u zgjua dhe gjeti Celën duke kryer sulmin seksual. Vajza iu lut disa herë që të ndalonte, por shqiptari nuk i mori parasysh lutjet e saj.

Ajo ishte në gjendje shoku dhe shqetësimi pas incidentit, por u tha njerëzve të tjerë në shtëpi të cilët më pas e nxorën atë nga prona. Cela mori një tren për në shtëpinë e tij në Staffordshire, ku u arrestua pasi sulmi u raportua në polici. Ai e mohoi akuzën dhe pretendoi gjatë gjyqit se seksi kishte qenë konsensual. Gjykata nuk e mori parasysh këtë akuzë të Celës dhe e shpalli fajtor atë. Sipas gjykatësit Simon Phillips, Cela u shfaq “i vetëkënaqur dhe i pashqetësuar” pasi viktima raportoi përdhunimin.
Gjykatësi Phillips tha se gruaja kishte pësuar lëndime të rënda psikologjike.

Ajo ishte një adoleshente me një të ardhme të ndritur. Ajo nuk ka mbetur më e sigurt pas këtij përdhunimi. Ajo ka pësuar sulme ankthi, nuk ka mundur të flejë dhe i është dëmtuar shëndeti mendor. Marrëdhëniet e saj me të tjerët janë ndikuar ndjeshëm negativisht.
Ndërkohë avokati i Celës tha se ai kishte lindur në Shqipëri, por kishte marrë nënshtetësinë greke. Cela ishte trajnuar si infermier përpara se të transferohej në Mbretërinë e Bashkuar në 2017. Ai kishte shpresuar të bëhej infermier në këtë vend, por nuk kishte mundur, sepse nuk mund të fliste mjaftueshëm anglisht. Avokati tha se partnerja e Çelës vazhdoi t’i qëndrojë pranë, pavarësisht dënimit dhe ata planifikojnë të martohen./joq

Loading...