Ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti në vendin tonë për ditën e sotme është përfshirë nga masat ajrore të qëndrueshme.
Sipas MetoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojne deri në mesditë.
Pasditja do jetë kryesisht me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit por vranësira të lehta mbeten në Verilindje dhe Juglindje.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Loading...