7 maji është një ditë e veçantë për moderatoren Arbana Osmani dhe partnerin e përfolur, regjisorin Eduart Grishaj.
Më 7 majin e vitit 2018, Eduarti ka publikuar një foto me Arbanën dhe gazetarin Eraldo Rexho, me mbishkrimin: “7, 7, 7”.
Ai i referohet datës së lindjes, 7 maj, datë në të cilën rastësisht e ka edhe Eraldo ditëlindjen.
Po në këtë datë, po të vitit 2017, dEduarti ka publikuar sërish një foto për ditëlindje, vetëm se këtë herë shfaqet vetëm.
Nuk mungon edhe urimi i moderatores Arbana: “Gëzuar ditëlindjen më i miri!”
Arbana Osmani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me divorcin dhe lidhjen e mundshme me regjisorin Eduart Grishaj.
Prej kohësh dyshja është në një romancë, dhe të vetmet prova që kemi janë komentet apo postimet në rrjetet sociale, të shkëputura nga udhëtimet ose gjatë punës.