Ramazani, muaji i cili kalit devotshmërinë njerëzore duke sjellë paqen shpirtërore tek çdo mysliman vjen si muaji i barazisë mes njerëzve, ndërsa agjërimi zbut zemrat duke sjellë falje dhe bashkëpunim.
Kreu i Komunitetit Mysliman shqiptaro-amerikan, teologu, Gazmend Aga në një intervistë për News24 thotë se ky muaj është muaji i begatisë dhe çlirimit nga e keqja.
Gazmend Aga tregon edhe arsyet se pse duhet të agjerojmë.
Ramazani është i veçantë edhe për shkak të natës së Kadrit, e cila është një ngjarje që këtu në Shqipëri dhe jo vetëm i përket të gjitha besimeve.
Ramazani si muaji i barazisë mes njerëzve duket se sjell dhe paqen shpirtërore, ndaj për t’ja arritur kësaj, teologu Aga ka dhe një këshillë.
Nga nesër besimtarët myslimanë të cilët agjerojnë muajin e Ramazanit i nënshtrohen rregullave të këtij muaji, i cili distancon praktikantët nga të ngrënit dhe të pirit, nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke respektuar kështu një ndër pesë shtyllat e islamit. /albeu