Ja politikanët shqiptarë që firmosin pro vaksinës anti-Covid

Presidentë, nobelistë, biznesmenë të njohur, politikanë, kryebashkiakë.

101 personazhe të njohur nga bota kanë nënshkruar një apel që vaksina për ndalimin e koronavirusit të ri të jetë ‘një e mirë universale’, e lirë nga çdo e drejtë pronësie.

Letrën e kanë nënshkruar mes të tjerëve edhe nobelistët Muhammad Yunus, Desmond Tutu, Mikhail Yousafzai, Lech Walesa, aktorët George Clooney, Sharon Stone, Matt Damon.

Në listë janë edhe shumë ish politikanë të njohur si Romano Prodi, por nuk mungojnë edhe politikanët shqiptarët: ish-presidentit Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Bujar Nishani.

Në letër kërkohet nga OBSH një plan global për çështjen e vaksinës. Po ashtu kërkohet transparencë në këtë proces.

Vaksina duhet të jetë për të gjithë. Ky është një pozicion që ndahet gjerësisht në Europë, por jo aq shumë në kontinente të tjera./lajmifundit

Loading...