Ja pse do pranoja një mandat të dytë nëse rrëzohej Rama/ Flet Meta: Jam një President që është lënë vetëm dhe është tradhtuar nga opozita!

Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e djeshme ka deklaruar se nëse do të kishte rotacion politik në zgjedhjet e 25 prillit, atëhere ai do të ishte i gatshëm për një mandat të dytë si President.

Nëse Presidentit do t’i jepeshin më shumë intrusmenta për të mbrojtur demokracinë, atëhere ai do t dëshironte një tjetër mandat.

Sipas Metës, ai ka qenë një President i cili është lënë vetëm dhe është nxjerrë në pritë nga opozita.

Mandat i dyte? Jam i sigurte qe po, por jo me perpara se 20 vite.

Nuk e kam patur synim as kete mandat. Nese do kishte nje ndryshim me 25 prill do ta pranoja një mandat të dytë si President nëse do të bëheshin ndryshime, që Institucioni i Presidentit të kishte me shumë instrumenta për të mbrojtur demokracinë.

Unë jam Presidenti që jam lënë vetëm, jam tradhetuar dhe më ka nxjerrë në prit opozita.

Detyren time e kam bere shkelqyer. Ishte vendosmeria ime qe pengoi pushtimin e Gjykates Kushtetuese dhe mbi te gjitha qe riktheu Parlamentin pluralist.”, tha ai.

Loading...