Fruti i mollës ka shumë vlera ushqyese. Molla përmban vitaminat A, B dhe C. Gjithashtu përmban sheqer, hekur, natrium, acetaldehid, fosfor etj. Ndikimet e saj pozitive në organizëm janë të shumta.
Molla lehtëson jashtëqitjen.
Në personat që vuajnë nga konstipacioni, rekomandohet të marrin mollë herët në mëngjes, si dhe përpara gjumit, pasi ajo ndihmon në motorikën e zorrëve dhe lehtëson jashtëqitjen. Në fëmijët që vuajnë prej diarresë, përdoret po ashtu molla e pjekur që të sigurojë daljen jashtë në mënyrë normale.
Molla ndihmon edhe në aparatin kardiovaskular, në sëmundjet e zemrës dhe ato të enëve të gjakut. Lëngu i mollës ndihmon në uljen e kolesterolit, duke ulur mundësitë edhe për zhvillimin e aterosklerozës. Gjithashtu, molla përdoret edhe në trajtimin popullor të sëmundjeve të mëlçisë, veshkave, fshikëzës së urinës, apo hemorroideve. Vitet e fundit, ajo po përdoret edhe në produktet kozmetike që synojnë të ndalin pleqërinë e parakohshme.
Molla lehtëson shenjat klinike të astmës.
Një tjetër formë e përdorimit të mollës, është edhe uthulla e mollës. Me të mund të fërkojmë kraharorin e një personi astmatik në mënyrë që të lehtësohen ankesat e tyre. Më pas, e fashojmë kafazin e tyre të kraharorit me një fasho të lyer me uthull molle dhe me një tjetër të pastër për të evituar kontaktin me rrobat dhe njollosjen e tyre.
Uthulla e mollës ndihmon në rastet e pagjumësisë.
Nëse vuani nga pagjumësia, mjafton të përzieni uthull molle, mjaltë dhe ujë të nxehtë dhe ta pini. Nëse shkak i pagjumësisë është dhimbja e kokës në pjesën e ballit, atëherë vendosni fasha të lagura me ujë dhe uthull molle në ballë dhe ndërrojini ato kur të nxehen.
Molla ndihmon në shtatzëni.
Për të plotësuar nevojat për acide, është mirë që nënat të marrin një gojë ujë me një lugë uthull molle në mëngjes. Gjithashtu të konsumojnë edhe lëng molle, ose rrushi. Kjo gjë do të sigurojë që fëmija të lindë me flokë më të dendur, me sistem muskuloskeletik të zhvilluar, si dhe të ketë jashtëqitje normale.
Molla ndihmon kundër ftohjeve.
Është shumë e thjeshtë të përgatisësh shurupin e duhur kundër ftohjeve. Mjafton një lugë gjelle me lëng limoni, një lugë gjelle me uthull molle, një lugë mjaltë dhe një lugë glicerinë. Të gjitha këto përzihen derisa të formohet shurupi, i cili më pas pihet dhe ka shije shumë të mirë. Në kollë intensive, shurupi merret në çdo dy orë nga një lugë, ndërsa nëse kolla është më e shpeshtë gjatë natës, merren dy lugë. / Bota.al