Krishtlindjet jane nje nga festat me te shumepritura nga besimtaret e Krishtere ne mbare boten te cilat festohen ne daten 24 Dhjetor ne darke ose ne 25 Dhjetor ne dreke. Per kete arsye amvisat deshirojne qe gatimet e asaj dite te jene speciale, te bukura dhe te shijshme.
Një menu me bazë peshku për Krishtlindje. Kjo është një nga traditat që ofron tavolina e italianëve, por që është përhapur edhe në shtete të tjera.
Por nuk është e rëndësishme që të jetë thjesht peshk, mund të jetë një pjatë e gatuar me prodhime deti, si pasta me vongole, salmon apo shumë pjatat të tjera.
Menuja me prodhime deti duhet të jetë e vlefshme edhe për shëndetin, pasi shumë prej këtyre ushqimeve, janë aleatët kundër reumatizmës, vongolat janë prefekte për enët e gjakut, karkalecat kanë elementë të fuqishëm antioksidantë, ndërsa një fileto salmoni, si gjumëndjellës.