Një shkak për shtimin e rasteve sipas Brataj, ka qenë hapja e shkollave, ndërsa ai nuk e sheh hapjen e kinemave si diçka problematike.
“Trendi nuk është se filloi këto 2 ditë, po që kur filloi shkolla. Janë rritur ndjeshëm vizitat në shtëpi, numri i personave që bëjnë tamponët. Janë shifrat që na çojnë në këto shtrëgim masash.
Hapja e kinemave është e njëjta gjë si restorantet. Do të ruhet distancimi fizik, higjena, ajrosja, është njësoj si lokal nuk bën dallim.
Ka protokoll si do hyjnjë njerëzit, si është sistemi ventilimit, e kështu më radhë,” tha Brataj.
Loading...