Ja pse ka qëndruar Zelensky gjithmonë me veshje ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është parë gjithmonë me veshje ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus në vendin e tij.

Udhëheqësi ukrainas ka dashur të qëndrojë në Kiev për të mbrojtur Ukrainën, pavarësisht se ka mundur të arratiset i sigurt me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Që atëherë dhe në të gjitha daljet e tij publike, të cilat nuk janë të pakta, ai është veshur me të gjelbër.

Në ndërhyrjen e tij në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të kërkuar më shumë ndihmë, megjithatë, kishte një risi në veshjen e tij. Zelenski kishte veshur një këmishë të gjelbër ushtarake me një kryq në gjoks, mu në zemër, raporton Mundo Deportivo.

Është një Kryq i Hekurt me stemën e Ukrainës në qendër.

Ky simbol është emblema e Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe, për rrjedhojë, është njohja e Zelenskit për të gjithë ata burra dhe gra që janë nën komandën e tij dhe kanë lënë gjithçka për të mbrojtur integritetin territorial të vendit të tyre, pavarësisht se janë inferiorë ndaj forcave ruse.

Forcat e Armatosura të Ukrainës përbëhen nga Forcat Tokësore, Forcat Ajrore, Marina, Forcat Sulmuese Ajrore dhe Forcat e Operacioneve Speciale. Të gjithë ata janë nën urdhrin e fundit të Zelensky.

Çfarë do të thotë kryqi në bluzën e Zelensky? Ja

Ky nuk është një simbol n azist

Në këtë mënyrë, mohohet që Zelenski të ketë veshur një simbol n azist në këmishën e tij, dhe gjithashtu me krenari, siç ishte spekuluar me një nga mashtrimet e shumta për konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.

Loading...