Ja pse kemi nevojë të hamë ëmbëlsira pas ushqimit

Me sa duket ne gjithmonë kemi vend për desert, madje edhe kur jemi të ngopur dhe sipas studimeve kjo ka një shpjegim.

Në këtë artikull ju mund ta gjeni përgjigjen të një pyetje se pse është kështu dhe ndoshta të ndaloni ta torturoni vetën për këtë ‘mëkat’, Fenomeni quhet ‘stomaku i ëmbëlsirave apo deserteve’ dhe nuk është një gjë e rrallë. Sipas Profesorit Russel Keast është një arsye që mund të shpejgohet duke përdorur shkencën, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Studiuesi shprehu se kjo ngopje është specifike, këtë gjë e përjetojmë kur hamë ushqim të njëjtë derisa jemi të plotë, dhe më pas sensorët tanë na thonë se duam diçka tjetër.

Ndoshta, ju keni pasur ndjenjën se kur keni ngrënë ushqim të kripur, të hani diçka të ëmbël. Pra, janë sensorët tani që na flasin. Kur jeni të mërzitur zakonisht ju keni nevojë të bëni diçka më ndryshe dhe e njëjta gjë ndodh edhe me ushqimin.

Ju jeni ngopur me pulë dhe kur shihni një tortë apo diçka të ëmbël ju nuk mund t’i rezistoni.

Për ta vërtetuar këtë, hulumtuesit kanë bërë një eksperiment interesant. Me dy grupe, të cilëve iu dhanë dy pije me çokollatë dhe qumësht. Puna ishte se grupi i parë duhej të përfundonte ta pinte brenda dy minutave. Pas asaj, ata i thanë përsëri pije me qumësht por tani me shije dredhëze dhe i kanë thënë të pinë sa më shumë që kanë mundur.

Ndërsa, grupi i dytë kanë pasur tjetër shije. Shija e re ishte konsumuar më shumë sesa ajo e përsëritur.

Rezultaten kanë ardhur me përfundim se ne kemi nevojë për shije të re kur jemi të ngopur.

Loading...