28.863 çështje presin të gjykohen nga Gjykata e Lartë.
Sot Gjykata e Lartë, ka përfunduar përpunimin e të dhënave statistikore mbi aktivitetin e vendimmarrjes së saj për vitin 2018 dhe nga analiza e të dhënave statistikore, rezulton se ka një rritje të dukshme të çështjeve që presin të gjykohen.
Numri i tyre në vitin 2018 arrin në 28.863. Ky, thekson Gjykata e Lartë vazhdon të mbetet problem shqetësues për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e administrimit të shpejtë dhe efektiv të drejtësisë.
Ndër këto 22 mijë dosje janë të mbartuara, 8563 dosje të ardhura dhe 16 73 janë dosje të gjykuara me vendime përfundimtare./Atsh
Loading...