Katër persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me COVID-19 dhe kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë informoi sot se janë kryer 844 testime dhe nga këta 159 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
NJOFTIMI I MINISTRISE SE SHENDETESISE:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.
Maskat janë domosdoshmëri për t’u mbajtur kudo ku ambienti është i mbyllur, në spitale, qendra shëndetësore, dyqane, supermarkete, parukeri, taksi, ambiente pune, zyra shërbimesh.
Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar pozitiv, duhet të vetëizolohet dhe se shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.