Kjo kishte të bënte më së shumti kur konsumoheshin bashkë me të verdhat. Sigurisht nuk qëndron e njëjta gjë për të bardhat e vezëve, të cilat përmbajnë shumë proteina dhe thuajse aspak kolesterol.
Shumë besojnë se nëse konsumojnë ushqime me kolesterol, automatikisht u rritet niveli i kolesterolit në gjak.
Por kjo nuk është aq e thjeshtë, pasi sa më shumë kolesterol konsumoni, aq më pak nevojitet që ta prodhojë trupi.
Kolesteroli është një pjesë shumë e rëndësishme e trupit. Është një molekulë strukturore, tepër thelbësore për formimin e membranave qelizore. Përdoret gjithashtu nga trupi për të prodhuar hormone steroide siç janë testosteroni, estrogjeni dhe kortizoli.
Duke pasur parasysh sesa i rëndësishëm është kolesteroli, trupi zhvillon mënyra “të sofistikuara” për sigurimin e rezervave të mjaftueshme.
Duke qenë se gjetja e kolesterolit përmes ushqyerjes nuk ishte gjithmonë një zgjedhje e lehtë, mëlçia mësoi ta vetë-prodhonte.
Është realisht e habitshme sesi mëlçia “percepton” sasinë e kolesterolit në gjak! Sa herë që trupi furnizohet me kolesterol përmes ushqyerjes, mëlçia automatikisht prodhon më pak.
Sa vezë mund të konsumoni në ditë pa rrezikuar të sëmureni?
Nëse jeni i shëndetshëm, mos konsumoni më shumë se 300 mg kolesterol në ditë. Nëse keni diabet, kolesterol të lartë ose vuani nga zemra, kufizoni marrjen ditore të kolesterolit në më pak se 200 mg.
Nëse ju pëlqejnë vezët, hani vetëm të bardhat e tyre, të cilat nuk përmbajnë kolesterol.
Sipas të gjitha provave të sotme shkencore, është krejtësisht e sigurt të konsumoni nga 1 deri në 3 vezë në ditë, pa rrezikur nga ndonjë sëmundje serioze.
Gjithsesi, para se të ndërmerrni një vendim të tillë, mirë është që të pyesni mjekun tuaj, pasi vlerësimi i mësipërm ka të bëjë me personat që janë të shëndetshëm dhe relativisht aktivë në jetën e tyre të përditshme.