Pavarësisht se gjenden me shumicë nëpër tregjet e fruta-perimeve serish shumë tregtarë i shesin me provë për shkak se mundësia që të jetë i pabërë është e madhe.
Por a ka ndonjë marifet për të njohur një shalqi të pjekur pa qenë nevoja të mundohesh shumë?
Po ka dhe Lajmiifundit.al do u tregojë 3 këshilla se si të zgjidhni një shalqi të mirë.
E para: Gjeni pjesën e verdhë të shalqirit asi kjo pjesë tregon nëse është i pjekur sa duhet. Kur kjo pjesë është e verdhë kremoze, përafërsisht si gjalpi, shalqini është i mirë. Sa më e madhe të jetë pjesa e verdhë aq më shumë kohë i është dashur shalqinit të piqet. Nëse shenja e verdhë është më shumë në të bardhe se sa e verdhë, atëherë ka shumë mundësi që të jeni duke blerë një shalqi të pabërë.
E dyta: Trokitni në shalqi lehtë me gishtat e dorës dhe nëse dëgjoni një tingull të thellë do të thotë se shalqini është pjekur tamam. Nëse lëshon një zhurmë të mërzitshme dhe të hollë do të thotë se është pjekur më shumë se sa duhet dhe mishi brenda do jetë bërë i butë ose është prishur.
E treta: Gjithmonë kërkoni një shalqi të rëndë, sepse një shalqi i shijshëm dhe i shëndetshëm ka shumë mundësi të jetë më i rëndë se të tjerët.