Ja si e nis Rama fjalimin në Kongres

Kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste nisi me vëmendjen te gruaja dhe rritjen e saj në drejtim dhe vendimarrje.

Delegatet gra u mblodhën në Pallatin e Kongreseve, ku morën premtimin e kryetarit, Edi Rama, se përfaqësimi i tyre do të rritet në çdo organizatë socialiste.

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij me batuta për bashkëshorten e tij, Lindën, e cila kishte folur para tij.

“Rrofsh moj grua që më kurseve në sy të gjithë këtyre shoqeve dhe jam shumë i qartë se sonte kusurin do e marr në Surrel, me pasion për gjithçka që nuk u tha këtu.

Ju qeshni, por e vërteta është se po të mos e kisha në shtëpi çdo natë këtë opozitën që dëgjuat para meje në variantin më rozë se me atë opozitë që kemi në rrugë, do më dukej vetja më i madhi i krejt në botë, shyqyr Zahon e kemi si Gramozi, nuk ndërhyn në debatin tonë. Kur vijnë ata dy të mëdhenjtë them me vete ku je o Lul se vetëm ti ma bën jetën të lehtë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu falenderimet publikisht për bashkëshorten e tij, por edhe për nënën Anetën, në këtë Kongres që në ditën e parë të tij kishte në fokus gruan.

“Përtej shakasë unë dua ta falenderoj këtu para jush jo thjeshtë për faktin që më ndihmon të rri me këmbë në tokë, por për faktin që ajo është themeli i patundshëm i shtëpisë tonë. Kemi një shtëpi që falë Lindës është antisizmike dhe përballon edhe tërmetet e mia me shumë qendrueshmëri. Dhe falë saj fëmijëve nuk u mungon në asnjë moment mbrojtja.

Por falë saj Aneta, që më shikon aq rrallë ka gjetur një vajzë sikur ta kishte bërë vetë nuk do e bënte dot kaq brenda stamdarteve. Aneta është më e vështirë se BE për standarte, kritere dhe falë Lindës unë nuk kam qenë kurrë vetëm.

Në asnjë nga jo pak kohë të vështira, ndërkohë që i thosha para pak ditës një koleges tuaj, mos u mërzit me ngjitjen vjen edhe era më e fortë. Më vjen shumë keq që aq padrejtësisht Lindës i është dashur edhe të përballojë baltën e mëhallës së opozitave tona.

Por ky është cmimi i lartë që duhet të paguhet kur vendos të merresh me politikë në këtë vend dhe aq më tepër kur të bie hisja që të kesh përballë llojin më të ulët të konkurentëve që kemi pasur”, tha Rama.

Loading...