Moderatorja Alketa Vejsiu lajmëroi vetëm disa orë më parë në llogarinë e saj në Instagram se ëndrra e saj është bërë realitet, pasi shumë shpejt ajo do të prezantojë festivalin e njohur “Sanremo” në Itali.
Krahas saj do të jenë edhe emra të tjerë shumë të njohur dhe kjo është padyshim një arritje e madhe për Alketën.
Gëzimit të saj i janë bashkuar edhe familjarët, konkretisht vëllai i Alketës.
Në postimin e saj në Instagram, vëllai, Endri Vejsiu, e ka përgëzuar moderatoren:
“Urime krenarime ime”- i shkruan ai, ndërsa Alketa ia ka kthyer vëllai të saj të vetëm:
“Të kam shpirt”.
Loading...