Duke filluar nga dita e hënë, nis zbatimi i masave më shtrënguese kundër koronavirusit.
Qytetarët do të duhet të dalin për të bërë pazar vetëm një orë në ditë, vetëm një pjesëtar i familjes dhe duke marrë leje tek autoritetet.
Më poshtë, po ju sjellim të gjitha hapat që duhet të ndiqni për të marrë lejen e daljes:
Leje për dalje
“Leje për dalje” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht).
– Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-13.00;
– Në rast se një nga anëtarët e familjes punon në një qytet të ndryshëm nga vendbanimi aktual, lejohet të vijojë aplikimi për leje dalje dhe për këtë anëtar, pasi kryhet në kohë reale verifikimi mbi vendodhjen e punës;
– Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms. – Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Policia mund të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Kostot
Pa pagesë
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al