Ja si mund ta përgatisni një supë të shëndetshme me pulë dhe brokoli

Brokoli është një nga perimet që pëlqehet nga shumica e njerëzve dhe është mjaft i shëndetshëm nëse edhe ju do e konsumoni.

Ja si mund ta përgatisni supën me pulë dhe brokoli

Përbërësit

Një pulë e vogël ose 4-5 copa mish pule

300 gr brokoli

1 patate mesatare

1 karrotë

Një lugë çaji me gjalpë

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja

Pastrojmë mishin e pulës dhe bokolin me ujë të bollshëm. Pastaj bokolin e ndajmë në degëza ndërsa patatet i presim në kubikë shumë të vegjël.

Nëse dëshironi të shtoni edhe karota prijini ato në kubikë shumë të vegjël gjithashtu, ose sipas preferencës ju mund ta grini edhe imët me rende.
Vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim vajin e ullirit dhe pak gjalpë të freskët, shtojmë patatet, përziejmë bashkë për disa minuta dhe më pas shtojmë brokolit, sa të skuqet pak edhe brokoli i heqim dhe i vendosim në një enë tjetër.

Ndërkohë në tenxheren me yndyrën e mbetur shtojmë copat e mishit të pulës kalojmë për disa minuta në zjarr, shtojmë kripë dhe më pas shtojmë ujin derisa të mbulohen mirë dhe e lëmë që të ziejë.

Pasi mishi i pulës të ketë zierë, shtojmë brokolit dhe patatet dhe i lëmë të ziejnë për përreth 5-7 minuta.

Loading...