Ja si shprehet Rita Lati për ish të dashurin e vajzës:”U lidh me një që unë nuk e duroja dot. Doja o ta ndaja nga ai o vdisja”

Në showbizin shqiptar janë të ralla rastet kur nënë e bijë janë personazhe publikë. Por edhe kur kjo ndodh, jo gjithmonë janë personazhe “zhurmuese”. Natyrisht Rita dhe Roza Lati përjashtohen nga ky grup. Në çdo intervistë apo dalje publike, të dyja ato dinë të tërheqin vëmendje e të bëjnë lajm.

Aktorja e njohur e humorit dhe moderatorja ishin të ftuara së bashku në emisionin “Shiko Kush Luan”. Rita dhe Roza përfaqësonin dy skuadra kundërshtare. Në rubrikën “Ndaje ose Haje” ato u vunë përballë njëra tjetrës.

Rita u pyet se cili është vendimi i Rozës me të cilën ajo nuk ishte pajtuar.”Unë nuk jam dakort me asgjë që bën Roza,” – u përgjigj aktorja. Por që të merrte pikët për skuadrën e saj, ajo tregoi një rast specifik.

“U lidh me një që unë nuk e duroja dot. Doja o ta ndaja nga ai o vdisja,” – tha Rita duke shtuar se kjo kishte ndodhur kohë me parë.

Edhe Roza e konfirmoi, por duke u treguar më e kujdesshme me ‘sekretet’ që e ëma nuk di t’i mbajë për vete. “Maaa…” – i tërhiqte ajo vëmendjen herë pas here kur Rita niste të tregonte dhe nuk dinte të ndalte.

Loading...