Ja si ta dallosh një gënjeshtar, brenda pak sekondave…

Në listën e tipareve negative, të gënjyerit zë padyshim një nga vendet epara.

Askush nuk do të zbulojë që e kanë mashtruar, megjithatë është një gjë që na ndodh rregullisht.

Si mund të dallosh dikë që gënjen? Fjalët janë të vështira për t’u deshifruar kur bëhet fjalë për gënjeshtra.

Ajo që dikush thotë mund të provohet dhe kontrollohet, veçanërisht nëse një person është veçanërisht i mirë në të gënjyer.

Kur bëhet fjalë për zbulimin e të dhënave, veprimet me të vërtetë flasin më shumë se fjalët sepse janë të gjitha shenjat, në gjestet e një personi.

Ndryshe nga fjalët, këto kanë tendencë të jenë të pakontrollueshme dhe automatike, kështu që për të ditur të vërtetën, duhet të përqendroheni në gjuhën e trupit.

Gjuha e trupit që nxjerr zbuluar gënjeshtarin

Cilat janë ekzaktësisht, gjestet tipike që njerëzit bëjnë kur hedhin një gënjeshtër? Këto janë shenjat më të zakonshme për të pikasur.

Ata buzëqeshin më pak kur gënjejnë

Studimet kanë zbuluar se njerëzit kanë tendencë të buzëqeshin më pak kur ata janë duke gënjyer – dhe veçanërisht tek meshkujt. Kjo reflekton idenë që njerëzit e shoqërojnë të gënjyerit me të qeshurën, dhe kështu hyjnë në një bllof të dyfishtë, duke e zvogëluar faktorin buzëqeshje. Nëse dikush buzëqesh ndërsa gënjen, ajo ka prirjen të jetë më pak e sinqertë, që do të thotë buzëqeshin më shpejt dhe e mbajnë më gjatë atë.

Ata kruajnë qafën, sepse ndihen nervozë

Një tjetër shenjë është kur dikush kruan qafën, pak më poshtë se veshi. Kjo zakonisht bëhet në një mënyrë të caktuar – domethënë gishtin tregues të dorës dominuese. Eshtë një sinjal tipik pasigurie, dyshimi që përshkon mendjen e dikujt që nuk po thotë të vërtetën.

Ata e prekin shpesh fytyrën

Sjellja e dorës në fytyrë është ndoshta një prej shenjave më të zakonshme të mashtrimit. Kjo mund të jetë duke mbuluar sytë apo vendosur dorën në ballë apo faqe, dhe gjasat janë që të burojë prej karakteristikave të fëmijërisë. Fëmijët shpesh mbulojnë gojën, veshët, apo sytë që të pushojnë së foluri, dëgjuari apo pari. Janë gjithmonë të ekzagjeruara, por me rritjen, këto gjeste bëhen më të shpejtë dhe më pak të dukshëm, ndonëse sërish i bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme. Megjithatë, gjithmonë tregojnë gënjeshtrën. Mund të nënkuptojë që personi po mban informacion, që për disa mund të shihet njësoj gënjeshtar.

Ata mbulojnë gojën në mënyrë të pavetëdijshme

Mbulimi i gojës, në veçanti, është një refleks i nënvetëdijes që në fakt mund të tregojë se dikush po përpiqet të mbajë fjalë të gënjeshtërta, që të dalin nga goja e vet. Mund të shfaqet me dorën direkt mbi gojë, ose madje edhe një gisht të vendosur mbi buzë, në një gjest ‘shhhh’. Kjo ka të ngjarë të vijë nga prindërit, që mund ta kenë bërë këtë gjest për të treguar dëshirën për të qetësuar fëmijën, por në moshë madhore, mund të tregojë një përpjekje që dikush i thotë vetes të frenojë ndjenjat apo fjalët.

Ata prekin hundën ndërsa flasin

Të gjithë e njohim hundën e Pinokut dhe efektin që gënjeshtra kishte mbi të. Shkencëtarët në Fondacionin e Kërkimeve për Shijen dhe Aromën në Çikago kanë zbuluar se hunda e njeriut zgjerohet ndërsa gënjen. Kjo shkaktohet nga kimikatet që lirohen për shkak të presionit të rrëfimit të një gënjeshtre, që shkakton fryrje të indit në brendësi të hundës. Ndërsa ju nuk do të jeni në gjendje të shihni efektet, çfarë ndodh është që kjo ënjtje mund të krijojë një ndjesi kruarje për personin në fjalë.

Ata tërheqin jakën e këmishës, pasi lëkura e qafës bëhet më e ndjeshme kur gënjejnë

Kjo është një shenjë treguese klasike e një gënjeshtari dhe arsyeja është ndjeshmëria e lëkurës delikate të qafës. Kur dikush gënjen, krijon një ndjesi kruarje në këto zona, që gënjeshtari menjëherë ka nevojë t’i prekë. Trysnia e të gënjyerit gjithashtu shkakton djersë përreth qafës, dhe prandaj tërhiqet jaka.

Ata fërkojnë sytë që të shmangin kontaktin

Edhe kjo buron nga fëmijëria. Fëmijët shpesh mbulojnë sytë kur nuk duan të shohin diçka dhe kjo nuk na ikën tërësisht kur rritemi. Sërish në mënyrë të pavetëdijshme do të fërkojmë apo prekim zonën e syve kur nuk duam të shohim një gjë (në këtë rast personin që po gënjejmë). Eshtë mekanizmi i trurit për bllokimin e të mashtruarit si dhe përballjen me personin që po gënjejmë.

Duke patur parasysh gjithë këto shenja, do të jeni më pak të gënjyeshëm nga njerëzit, sado të sinqertë që të tingëllojnë ata. Dhe ndonjëherë nuk ka nevojë as të dëgjoni përgjigjen e vërtetë, sepse e keni marë tashmë nga gjuha e tyre e trupit. / Bota.al

Loading...