Ja si të dalloni artikujt cilësorë

Kur blejmë një fustan të ri, këmishë, apo ndonjë lloj tjetër veshje ose aksesori, të gjithë duam të blejmë një artikull cilësor. Por në të vërtetë, rrobat tkurren dhe grisën edhe pas larjes së parë.

Për t’ju ndihmuar të zbuloni një artikull me cilësi të dobëtvetëm për pak sekonda, ne vijim ilustohen disa fotografi, këshilla për ju që do t’ju ndihmojnë që të mos shpenzoni para kot.

1. Kontrolloni cilësinë e pambukut duke e ngjeshur atë.

Merrni një copë pëlhurë dhe ngjesheni atë në grushtin tuaj për disa sekonda. Nëse pas kësaj pëlhura duket si letër e copëtuar, kjo do të thotë se është trajtuar me një agjent të veçantë për të mbajtur formën. Rroba të tilla do të fillojnë të duken si një “qilim” pas larjes së parë.

2. Tërhiqni tegelat për të parë boshllëqet.

Artikujt e cilësisë kanë thurje të dendura dhe qepje të trasha. Mundohuni të tërhiqni lehtë copat e ngjitura. Nëse qepjet tregojnë boshllëqe, po shikoni një hedhurinë.

3. Shmangni zinxhirët e hapur.

Sigurohuni që të bleni rroba dhe aksesorë me zinxhirë metali të mbuluara me një rrip. Ata janë më të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Zinxhirët plastikë të hapur shpesh prishen dhe janë një shenjë e cilësisë së dobët në pothuajse çdo artikull.

4. Sigurohuni që zinxhirët përputhen në gjatësi.

Zinxhirët në fustane, funde, apo ndonjë lloj tjetër të rrobave duhet të jenë të barabartë në gjatësi, madje, dhe në ngjyrë.

5. Kushtojini vëmendje etiketës.

Pëlhura natyrale, të tilla si pambuku, mëndafshi dhe leshi, janë të forta dhe më të qëndrueshme sesa sintetikë. Megjithatë, pambuku 100% mund të tkurret shpejt pas larjes. Prandaj është mirë të zgjidhni rroba me një shtesë (5-30%) të pëlhurave artificiale (mëndafsh, poliester, najlon etj.). Këto rroba nuk do të zgjerohen dhe do t’ju shërbejnë shumë më gjatë.

6. Kontrolloni kopsat dhe vrimat e tyre.

Kur prodhuesit bëjnë një artikull të rreme ose me cilësi të ulët, shpesh ata nuk i kushtojnë vëmendje detajeve të vogla. Kjo është arsyeja pse ju duhet të vëreni kopsat dhe vrimat para se të blini një artikull.
Sigurohuni që kopsat janë të siguruara dhe që asnjë fije të mos jetë e dalë. Vrimat duhet të pastrohen me kujdes dhe të priten në mënyrë të barabartë.

Loading...