Gungat nën lëkurë (lipoma) është një enjtje në formë rrethi, e cila krijohet ngadalë nën lëkurë. Ajo shfaqet në të gjitha moshat por më rrallë tek fëmijët. Lipoma mund të formohet në çdo pjesë të trupit, ndërsa më zakonisht shfaqen në qafë, shpatulla, krahë e në muskuj. Ato klasifikohen si rritje beninje (tumore) të indeve dhjamore, çka do të thotë se nuk janë kanceroze dhe të rrezikshme për jetën.
Shkaku i lipomave nuk është përcaktuar saktësisht, por pjesa gjenetike luan rolin e saj. Mendohet se edhe një lëndim i vogël mund të shkaktojë rritjen dhe krijimin e lipomave.
Largoni në mënyrë natyrale indet dhjamore
Lipomat nuk këshillohen të hiqen në përgjithësi, vetëm në rast se ato shkaktojnë probleme, siç është dhimbja. Njerëzit kërkojnë t’i heqin lipomat kur ato janë shumë të mëdha apo kur ndodhen në pjesë të trupit që ndikojnë në vetë-vlerësim. Ka shumë trajtime mjekësore kundër këtyre gungave, përfshirë edhe kirurgjinë, laserin apo metodën me radio-valë, por kjo nuk do të thotë se këto metoda ndalojnë tërësisht shfaqjen e lipomave.
Ato mund të shfaqen sërish në të njëjtin vend, ku edhe janë hequr. Përpara se t’i nënshtroheni çdo lloj trajtimi, më parë duhet të konsultoheni me një mjek specialist si dhe të kryeni një biopsi të plotë të lipomës. Nëse lipoma në trupin tuaj është e vogël dhe ende në përmasa të kontrollueshme, atëherë kirurgjia është e panevojshme, pasi ka mjaft mënyra alternative dhe mbi të gjitha natyrale, nëpërmjet së cilave mund të shpëtoni lehtësisht.
Më poshtë po ju ofrojmë një recetë ekstremisht efektive, bazuar në fuqitë shëruese të mjaltit dhe të fluorit, të cilat kanë treguar se kanë dhënë rezultate tek shumë persona që e kanë provuar.
Mjaltë dhe përzierje fluori kundër lipomës
Metoda:
Krijoni një përzierje homogjene mes flourit dhe mjaltit
Aplikoni një shtresë të trashë (0.5-1cm) në zonën ku ju është krijuar gunga
Vendosni një peshqir, një pecetë apo një garzë mbi të, në mënyrë që të mos ndotni veshjet
Lëreni përzierjen të veprojë për 36 orë dhe më pas zëvendësojeni me një përzierje të re
I gjithë trajtimi kërkon zëvendësimin e herë pas hershëm të përzierjes së aplikuar në trup rreth 5-6 herë, çka do të thotë se ka nj kohëzgjatje 7-8 ditë
Ky trajtim do të eliminojë gungën e fryrë dhe do të keni mundësinë të shikoni rezultate të prekshme brenda pak kohe./tesheshi.com/