Ja si u arr.estua nipi i deputetit socialist,i dyshuar si ek.zekutor i prokurorit Ndoja

Policia ka arrestuar sot të dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, Redjan Rraja.

Rraja është arrestuar pasi iu gjetën gjurmët e gjetura në makinën e braktisur në fshatin Shkafanë.

Dyshohet se Redjan Rraja të ketë patur rolin e ekzekutorit në atentatin me tre të plagosur ndaj prokurorit Arjan Ndoji në mbikalimin e Shkozetit.

Po sipas të njëjtave burime, gjurmët e gjetura në makinën tip Benz kanë patur përputhshmëri me shenjat e gishtave të Redjan Rrajas, i cili rezulton i skeduar nga policia për precedentë të mëparshëm penale. Ai u ndalua ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Loading...