Ja si u arrestuan shqiptarët në Spanjë dhe çfarë sekuestroi Policia

Një aksion i madh antidrogë është zhvilluar sot në Spanjë dhe për pasojë policia vendase ka bllokuar 3 ton drogë të llojit kokainë. Jo vetëm kaq, por ky operacion është shoqëruar me arrestimin e 11 personave.

Në mesin e tyre mësohet se ka edhe shqiptarë, si edhe kolumbianë dhe spanjollë.
Të arrestuarit besohet se janë pjesë e një bande të mirëorganizuar kriminale.
Arrestimi i tyre është kryer në 6 provinca të ndryshme duke përfshirë Madridin, Malagën, Toledon, Valencian, Valladolidin dhe Pontevedrën. Gjithashtu nga operacioni janë sekuestruar 8,500 litra kimikate të nevojshme për prodhimin e narkotikëve, sasi e cila ishte e ndarë në 12 kontenierë.

Pjesë e sekuestrimit të bërë nga policia janë katër makina, një furgon, një motor, një armë si dhe një kuti me 47 fishekë, para cash, telefona dhe kompjuterë.

Materialet e sekuestruara dyshohet se përdoreshin nga trafikantët për punën e tyre të përditshme.

Loading...