Ja surpriza që i bënë ‘çunat e Vlorës’ kryeministres italiane (foto)

Ndërsa Giorgia Meloni nisi të akomodohej në dhomën e saj të tragetit për tu rikthyer në Itali, diku në një cep të dhomës, ndodheshin dy shishe verë dhe një letër e dedikuar për të, e nënshkruar nga disa entitete të fushës së turizmit në Vlorë.

Në letrën që shoqëronte dy shishet e verës shkruhej:

“Jemi një grup hotelierësh shqiptarë, e duam Italinë dhe kemi respect të veçantë për ty. Vizita juaj në Vlorë ishte një dhuratë fantastike për ne, zor se do e harrojmë. Mirëmbërritsh në Itali, në atdheun tonë të dytë, e ta dish se Shqipëria do jetë përherë shtëpia jote”.

Nuk ishte fort e lehtë për të bërë të mundur këtë surprizë sepse masat e sigurisë në dhomën e dedikuar të tragetit ku qëndronte Meloni ishin tepër të forta.

Por surpriza u mundësua me pak ndihmë nga stafi i saj dhe nga përfaqësuesit e shtetit Italian në Tiranë. / Hashtag.al

Loading...