Pothuajse çdo njeriu i është thyer zemra të paktën një herë. Më pas bëhet më e vështirë që të duash sërish dikë tjetër dhe t’i besosh.
Të kalosh një ndarje është e vështirë, por thuhet se kjo gjë të bën më të fortë. Ndërkohë sot në kohët moderne shumica e martesave po përfundojnë në divorc.
Një studim i kryer së fundmi ka renditur disa prej shkaqeve që çojnë një çift drejt ndarjes.
Më poshtë po rendisim tre arsyet që çojnë një çift drejt ndarjes nga njëri-tjetri.
Së pari renditet mungesa e komunikimit e efektiv. Të komunikosh me partneri është çelësi për të pasur lumturi në një marrëdhënie.
Së dyti renditet ftohtësia. Shumë njerëz që janë të ftohë dhe që i shprehin shumë rrallë, ndjenjat e tyre duhet ta ndryshojnë këtë gjë nëse duan që lidhja e tyre të funksionojë.
Dhe së treti renditet mungesa e besimit. Nëse ia keni falur zemrën dikujt duhet të keni besim tek ai dhe jo të dyshoni për çdo gjë. E thënë ndryshe në një marrëdhënie duhet të ketë xhelozi, por duhet të jetë e balancuar në mënyrë që mos ta shkatërrojë një lidhje.