Ja ushqimet që duhet t’i hani për të pasur një pleqëri të shëndetshme

Plakja dhe efektet e saj (duke përfshirë ndjeshmërinë e ulët, shëndetin e dobët të dhëmbëve, humbjen e kujtesës, shikimit dhe dobësimin e aftësive fizike) janë të pashmangshme në jetë. Por, ajo që ka rëndësi është se si t’i trajtojmë dhe t’i zvogëlojmë këto efekte ndërsa plakemi.

Kjo pikërisht është arsyeja pse është e rëndësishme tani më shumë se kurrë, që ta marrim ushqimin që e konsumojmë seriozisht në mwnyrë që të kemi një plakje sa më të lehtë dhe të shëndetshme.

“Shumica e sëmundjeve tek njerëzit e moshuar vijnë si pasojë e kequshqyerjes”, kjo sipas OBSH-së. Kjo do të thotë që për të menaxhuar ndryshimet në trupin tonë me kalimin e kohës, është shumë e rëndësishme që të kontrollojmë ushqimin, të cilin e hamë.

Kështu, Green Planet, një revistë e shëndetit ka treguar disa nga metodat më të mira të ushqyerjes për njerëzit në moshë:

Marrja e ushqyesve- për të qëndruar sa më të shëndetshëm kur të plakemi, është thelbësore t’i merrni të gjitha lëndët e duhura ushqyese, duke filluar nga vitaminat, mineralet dhe antioksidantët. Marrja e këtyre përbërësve ushqimorë ndihmon në mbarvajtjen e funksioneve të organeve tona.

Më poshtë janë disa nga përbërësit kryesorë, të cilët duhet t’i marrim përmes ushqimeve, që i konsumojmë çdo ditë:

Acidet yndyrore omega– Omega-3 dhe acidet e tjera yndyrore janë të lidhura ngushtë më shëndetin e zemrës, trurit dhe kockave. Për më tepër këto lloj acidesh ngadalësojnë përparimin e sëmundjes së degjenerimit makular, sëmundje kjo që çon në humbjen e shikimit. Sipas ekspertëve këto acide nuk prodhohen në trupin e njeriut, prandaj duhet të merren përmes ushqimeve siç janë: avokado, vaji i ulirit, peshku dhe salmoni.

Kalciumi– i njohur për ndërtimin e eshtrave të fortë, kalciumi ndihmon në mbajtjen e nervave dhe muskujve duke punuar dhe luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës. Në fakt, në bazë të studimeve rezulton që sasia e kalciumit që e marrim në fëmijëri dhe adoleshëncë na mbron nga humbja dhe dobësimi i eshtrave. Kalciumi gjendet në qumësht, sojë, bajame, brokoli dhe fik.

Hekuri– një mineral që gjendet në të gjitha gjallesat, përfshirë bimët dhe kafshët. Hekuri është një përbërës i rëndësishëm i homoglobinës, që është pjesë e qelizave të kuqe që bart oksgjenin nga mushkëritë në gjak. Kur dikush vuan nga mungesa e hekurit, sasia e hemoglobinës në gjak zvogëlohet, prandaj edhe organet nuk marrin oksigjenin e majftueshëm dhe e humbin funksionin. Sasinë e mjaftueshme të hekurit mund ta merrni nga arrat, kungulli, fasulet, mishi dhe frutat.

Vitamina D– e njohur si “vitamina e diellit”, kjo viaminë është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm dhe për të ruajtur kockat e forta, veçanërisht për të moshuarit. Kjo vitaminë ka efekt edhe në funksionin sa më të mirë të nervave dhe receptorëve nervorë. Zakonisht kjo vitaminë krijohet në organizëm, kur i ekspozohemi diellit, por mund ta marrim edhe përmes tërshërës, sojes dhe qumështit të bajames.

Vitamina B12– kjo lloj vitamine gjendet në produktet e mishitë të freskët, por edhe në qumësht dhe drithëra.

Loading...