Jahti 300-milion dollarësh ‘pushton’ ishullin grek, kush është sheiku që la pushuesit pa fjalë

Sheiku dhe ish-kryeministri i Katarit në vitet (2007-2013) Hamad bin Jaber al-Thani zgjodhi një ishull grek për të pushuar duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me jahtin superluksoz. Të shtunën në mëngjes jahti i tij u ankorua në Maratha.

Mediat greke shkruajnë se ai do të qëndrojë në ishull për një pushim të shkurtër me miqtë dhe familjarët e tij. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e banorëve të ishullit si dhe turistëve të tjerë për shkak të jahtit që kap vlerën e 300 milion dollarëve, ka dy pishina, një helikopter, pesë suita, një palestër, një xhakuzi dhe një teatër filmi.
Madhësia e jahtit nuk e lejon atë të ankorohet në port dhe autoritetet e portit kanë njoftuar kapitenin grek që ta vendosë atë larg plazhit midis Koukounaria dhe Maratha

“Al Mirqab” konsiderohet jahti më i madh në botë dhe një nga më të shtrenjtët të ndërtuar ndonjëherë. Ai u ndërtua në vitin 2008 në Gjermani, vit kur mori u konsiderua si jahti më modern dhe luksoz i atij viti sipas revistës Forbes.

Brenda “Al Mirqab”, ka mobilie artizanale, divane me shumë jastëkë, qilima persiane, dysheme mermeri dhe doreza bronzi ndërkohë muret janë zbukuruar me piktura nga piktorë të famshëm, duke përfshirë vepra të Van Gogh dhe Picasso. Çdo dhomë gjumi ka banjën e vet

Jahti udhëton shumë shpesh në ujërat greke, ndërsa në dimër ankorohet në marinën e Floisvos ku mirëmbahet dhe furnizohet me karburant. Jahti ka të gjitha lehtësitë e nevojshme që mund të plotësojnë nevojat mbretërore.

Është i pajisur me dy suita private për pronarët, 10 suita të tjera për mysafirët dhe ka dhoma luksoze për ekuipazhin. Në total, jahti mund të strehojë të paktën 24 persona, ndërsa ka një ekuipazh prej 55 anëtarësh. Ai gjithashtu ka një zyrë të pajisur mirë dhe një dhomë takimesh për sheikët. m.v/abcnews.al

Loading...