‘Jam e papunë dhe kam dy fëmijë në Shqipëri’, 43-vjeçarja kapet me kokainë në Itali

Një 43-vjeçare shqiptare është arrestuar nga Karabinierët e Cassano Magnago në Itali pasi akuzohet për trafik droge.

Ajo u ndalua për një kontroll rutinë dhe policia i gjeti 51 gram kokainë.

Mediet italiane bëjnë me dije se 43-vjeçarja po udhëtonte me një shqiptar tjetër dhe ngjallën dyshime te karabinierët në momentin e ndalimit pasi shfaqën shenja nervozizmi.

Më pas karabinierët kanë kryer kontrollet dhe në çantë kanë gjetur 51 gramë kokainë, një vlerë tregu rreth dhjetë mijë euro.

Para gjykatësit, 43-vjeçarja tha se ishte e papunë dhe kishte dy fëmijë në Shqipëri.

Ajo nuk ka shpjegime për origjinën e drogës dhe për blerësin.

Loading...