‘Jam kryetari i bashkisë Vlorë, më duhen 35’/ Si tentuan ‘zyrtarët e lartë’ të mashtronin biznesmenin duke i çuar sms, detaje…

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin policor të koduar “Replay”, që çoi në arrestimin e tre personave, që prezantoheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe mashtronin biznesmenë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se grupi i drejtuar nga Florian Gjergji tentoi të mashtronte një biznesmen në fushën imobilare.

“Si je! Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35”. Ky ka qenë mesazhi që mbërriti në telefonin e biznesmenit me inicialet G.Ç., në një aplikacion komunikimi online. Fill pas këtij mesazhi, biznesmeni vuri në dijeni policinë e Tiranës, e cila organizoi dhe bëri kapjen e flagrancë të personavë që u paraqitën të merrnin paratë.

Në kuadër të operacionit “Replay” u arrestuan Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata ndërsa “truri” Florian Gjergji është shpallur në kërkim. Gjatë muajve të fundit disa biznesmenë kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi duke dhënë paratë e kërkuara nga “zyrtarë të larte”, ndërsa disa të tjerë kanë bërë kallëzim menjëherë në polici duke identifikuar dhe kapur autorët.

Loading...