‘Jam mafia, mafia’, Tea Trifoni i del në krah kryegjyqtares së Elbasanit

Tea Trifoni në “E diell” në Trotuar ka folur për kryegjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila u përfshi në skandalin e Tik- Tok-ut dhe i rrezikoi dhe karrierën.
Tea: “Ka bërë shkelje të etikës së punës, në shkallët e fundit të etikës. Ajo ka shfaqur vetën e saj duke kënduar fjalët e këngës, me parimet që duhet të ketë ajo. Karakteristikat që duhet të ketë është besueshmëria.
E dënoj veprimin që ka bërë ajo. Një qytetar shkon të denoncojë përdhunimin e një minoreneje. Situata anashkalohet, nuk hapet asnjë dosje. Kush foli për këtë? Askush! Bën tik tok një kryegjyqtare, ngrihet një Shqipëri e tërë”, shprehet Tea.

Loading...