“Jam penduar, por e vrava se më tradhëtonte”.
Këto kanë qenë fjalët e Skënder Hoxhës para trupës gjykuese të Krimeve të Rënda në Tiranë ku doli sot për vlerësimin e masës së sigurisë.
63-vjeçari Hoxha nën akuzë për vrasjen me levë të bashkëshortes së tij Antonetës 53-vjeçe mësohet se ka deklaruar në gjykatë se bashkëshortja e tradhëtonte.
“Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhëtonte” ka deklaruar ai.
Në përfundim gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Valagat të Memaliajt ditën e fundit të muajit prill.
Antoneta Hoxha u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ky i fundit, fillimisht mohoi të ishte autori, por gjatë marrjes në pyetje në policinë lokale rrëfeu se e kishte vrarë gruan pas një konflikti familjar.
Burimet thanë se fillimisht ata debatuan verbalisht dhe në atë kohë, 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten me levë.