Muaji janar u mbyll me një numër të lartë aksidentesh, që shkaktuan 24 viktima në të gjithë vendin. Statistikat tregojnë se numri i ngjarjeve rrugore për muajin që lamë pas është 130.
Krahasuar me janarin e 2020-ës, numri është në rritje. U shënuan 37 aksidente më shumë.
Si pasojë e këtyre ngjarjeve, u plagosën 159 persona. 53 më shumë duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritje në numër kanë pasur edhe qytetarët që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve të rënda, 8 më shumë se janarin e 2020-ës.
Sipas policisë, të lënduar në këto aksidente kanë qenë më së shumti këmbësorët. Ata janë përplasur në viza të bardha e në trotuare.
Ndërsa në zonat veriore, shkak të aksidenteve kanë qenë shpejtësia tej normave të lejuara, si dhe kushtet e vështira atmosferike. Një pjesë e shoferëve nuk kanë marrë masat e nevojshme për makinat e tyre.
JANAR 2020
– 93 aksidente
– 16 viktima
– 106 të plagosur
JANAR 2021
– 130 aksidente
– 24 viktima
– 159 të plagosur