“Mendoja që për shkak të mentalitetit nuk do lidhesha kurrë me një shqiptar”
Milkjor Gjondrekaj është një i ri shqiptar me origjinë nga Shkodra, që prej vitesh jeton në Itali.
Ai është bërë i njohur në rrjetin social “TikTok”, ku njihet si “Mili mekaniku”, për shkak se ka bërë publik identietin e tij seksual pa komplekse. Mili është gay, ndërsa duke folur në “Shqipëria LIVE”, ai ka deklaruar se kërkon një partner shqiptar.
Ai po ashtu ka treguar se më herët ka qenë i lidhur me një djalë nga Kosova, por gjithçka ka përfunduar mes tyre kur familja e tij e ka detyruar atë të martohet me një vajzë. Mili bëri një deklaratë të fortë, teksa tha se ka shumë shqiptarë që janë gay, por janë të martuar me vajza.
“Në moshën 16-vjeçare kam deklaruar seksualitetin tim, por e kam zbuluar më herët, kur kam qenë 10 vjeç në shkollë, që nga ato kontaktet e para, prekjet, shikimet. Në shkolalt italiane bëhet informimi, çdo gjë, e kisha kuptuar dhe kisha informacion. Familja dhe pridnërit më ndihmonin gjithmonë, më mbështesnin por kjo nga mosha 16 e sipër. Më herët e vuaja përbrenda.
Si veshjet si ferma, apo edhe mënyrat e tjera, mua më pëlqen që jam mashkull, jam mashkull dhe nëse nuk do isha, do isha trans. Por unë jam gay dhe jam mashkull. Njerëzi i imagjinojnë të gjithë gay-t si frikacakë, por unë nuk jam.
Janë shumë që martohen me vajza për ta fshehur identitetin. Lidhjet mbahen shumë të fshehta. Kur je i dashuruar me një mashkull dhe më pas familja të detyron të martohesh me një vajzë, po mashtrohen dy vetë, fillimisht mashtron veten dhe më pas atë vajzën.
Shumica janë njerëz të martuar si hetero, krijojnë një jetë alternative fallco. Unë i respektoj zgjedhjet e të gjithëve, por ata e bëjnë për shkak të mentalitetit. Ata thonë ‘Të ishte për mua do isha martuar me ty, por janë prindërit’. Unë kam pasur shumë kurajo gjithmonë, kam menduar që një jetë kam dhe do e bëj siç dua unë, nuk do vendosë prindi për mua. Normalisht, prindi do kohë ta kuptojë por jeta është e imja, e jetoj unë.
Unë do doja që partneri im të jetë shqiptar. Më tërheq gjithmonë Shqipëria, më parë mendoja që për shkak të mentalitetit nuk do lidhesha kurrë me një shqiptar por tani e di që mund të ndodhë. Dua dikë që të jetë i deklaruar si gay, pasi këto lidhjet e tjera janë mashtrim.