Shume qytetare ankohen per mungesen e furnizimit me uje ne Tirane cka i shtyn ta blejne ujin me bidona.
Por sot Erion Veliaj tha se uji në Tiranë është më i lirë se në Korçë dhe Pogradec, e madje nëse nuk është kështu kryebashkiaku është i gatshëm të japë dorëheqjen.
“Për çështjen e çmimit, në Tiranë uji është më i lirë se në Korçë, më i lirë se në Pogradec e madje edhe më i lirë se në Kamzë.
Nëse nuk është më i lirë se Pogradeci dhe Korça unë menjëherë jap dorëheqjen si kryetar bashkie”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku tha se arkëtimet e ujit janë rritur dhe aktualisht 98.7% e qytetarëve të Tiranës paguajnë faturat.
Loading...