Japonezët lahen vetëm në mbrëmje dhe këto janë arsyet pse

Një dush i nxehtë para se të shkoni në shtrat mund të përmirësojë gjumin tuaj, sipas disa hulumtimeve të reja. Me sa duket, japonezët e kanë ditur këtë gjë prej shumë vitesh! Pse japonezët lahen gjithmonë në mbrëmje? Për këto 5 arsye:

Japonezët kanë një ceremoni të gjatë larjeje

Kur bëjnë dush, japonezët ndjekin një ritual të veçantë të përbërë nga disa hapa. Së pari, ata futen në dush për t’u pastruar, si dhe mund të shtojnë çaj jeshil dhe barishte të ndryshme në ujë që qetësojnë trupin, pastrojnë lëkurën dhe tonifikojnë mendjen. Japonezët gjithashtu zgjedhin me kujdes temperaturën e ujit, jo më shumë se 40°C, pasi uji shumë i nxehtë mund të çojë në humbje të lagështirës së trupit dhe hap poret.
Ndjekin zakonet e vjetra familjare

Luksi i dushit të mëngjesit në Japoni, si dhe në të gjithë botën, nuk u bë i disponueshëm deri para pak kohësh. Në shekullin XIX nuk kishte ujë të nxehtë, ngrohës ose sistem hidraulik në shtëpitë japoneze. Kështu që shumica e njerëzve duhej të vlonin së pari ujin, në mënyrë që të bënin një banjë të nxehtë. Ky është një proces që kërkon shumë kohë! Kështu që vazhdonte zakoni i përgjithshëm i larjes në mbrëmje.

Shpesh vizitojnë banjot publike ose burimet e nxehta

Burimet e nxehta të banjove publike janë të njohura në Japoni. Njerëz të moshave të ndryshme shkojnë atje, jo vetëm që të lahen, por edhe që të pushojnë dhe të kalojnë kohën duke bërë diçka të këndshme. Mund të thuhet se është një lloj argëtimi. Natën zakonisht ka më pak njerëz, gjë që bën të mundur që të jesh vetëm me mendimet e tua. Relaksim i plotë!

Nuk kanë kohë të mjaftueshme në mëngjes

Japonezët janë punëtorë të vërtetë. Rreth 4.5 milionë punëtorë me orar të plotë në Japoni kanë punë të dytë dhe punojnë, mesatarisht, nga 6 deri në 14 orë shtesë çdo javë. Për më tepër, në Japoni është shumë e rëndësishme të jesh i përpiktë. Nëse shkojnë edhe disa minuta me vonesë, mund të perceptohet në mënyrë negative. Prandaj, në mëngjes, japonezët nuk kanë as një minutë të lirë.

Ndikohen nga klima

Vera në Japoni është e nxehtë dhe shumë e lagësht. Shumica e qytetarëve nuk përdorin makina, por transportin publik dhe e ndiejnë efektin e motit mbi veten e tyre në maksimum. Ata nuk ndihen mirë pa një dush të gjatë në fund të ditës. Në dimër, shtëpitë japoneze janë shumë të ftohta, sepse shumica e tyre nuk kanë ajër dhe ngrohës qendror. Ata bëjnë dush para shtratit, jo vetëm që të lahen, por edhe që të ngrohen.

Loading...