Java ndërgjegjësuese ndaj antibiotikëve, MSH apel për mos i përdorur pa këshillën e mjekut

Marrja e antibiotikëve kur ata nuk nevojiten përjashton antibiotiko rezistencën.

Kjo javë njihet ndryshe si java ndërgjegjësuese për antibiotikët ndërsa ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për të mos i përdorur ato pa këshillën e mjekut.

Antibiotikët janë medikamente të rëndësishme që përdoren për mjekimin e infeksioneve bakterore si në njerëz dhe në kafshë dhejo në infeksionet virale,por jo gjithmonë ato janë zgjidhje.

Antibiotikët po humbasin efektivitetin e tyre, që do të thotë më shumë vdekje dhe më shumë komplikacione për njerëzit, pasi ne nuk po i përdorim ato siç duhet. Nëse bakteret bëhen rezistente ndaj antibiotikëve, shumë mjekime të thjeshta do të bëhen përsëri të rrezikshme për shëndetin tonë./atsh

Loading...