Tragjedia në Librazhd nuk i ka ende motivet e helmimit të dy të rinjve, Rezarta dhe Olsi Hajdari, por ata, me atë çka demonstronin në rrjetet sociale duket se kishin një marrëdhënie të mirë.
Që prej dy vitesh, Olsi shpërndante foto së bashku me të fejuarën e tij. Madje në urimin e ditëlindjes së Rezartës, Olsi shkruante këto fjalë zemre”
“Zemra ime, të uroj dhe 100 vite të lumtura së bashku. Je gjithçka në jetën time. të dua aaaa aaaa aaaaa shummmmmm të kam shummmm zemër. Rezarta-Olsi”.
Të rinjtë madje udhëtonin dhe shpërndanin për miqtë e tyre imazhe të një jete, e cila kurrsesi nuk mund të mendohej se do të përfundonte me këtë fatkeqësi.
Loading...